"Të jesh femër sot është një sfidë" mes "rrjeshtave" të Sonila Strakoshës

"Ngjyrat e vitesve" është libri i fundit që ka botuar Sonila Strakosha.

Shkrimtarja, Sonila Strakosha në emisonin "Jeto me Orën" tregoi rreth këtij libri si dhe u kthye pas n kohë ku foli për shkrimet e para.

Sonila Strakosha: Në këtë libër është jeta e një vajze në dy periudha të ndryshme. Në atë komunist dhe atë post komunist. Ishte një dritë që u shfaq në fund të tunelit por në fund del se ajo nuk ishte gjëja që vajza shpresonte. Fjala ngjyrat është shumë domethënëse në këtë libër. Italia ishte një ëndërr e penguar deri në moshën 20 vjeç por kur shkon pastaj, paraqitet një botë këmbëngulëse e vajzës, përballja me vështirësitë.

E vështirë të vendosësh veten në personazhet e librit?

Sonila Strakosha: Është guxim. Do të thotë të zhvishesh nudo. Duhet guxim por kur ke diçka për të treguar ia vlen. Nuk është e lehtë të shkruash për veten por unë kam zgjedhur ta bëj dhe më pëlqen. Të jesh femër sot është një sfidë.

"Thotë se ka filluar të shkruajë që fëmijë, për stinët, për natyrën. Në librin e parë doja të shkruaja një përshkrim historik dhe aty futa botën njerëzore. Libri i parë titullohej "Një vit nag jeta e Borës", tregoi ajo.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.