Ky është gabimi më i shpesht që bëjmë me ushqimin kur është ftohtë

Nutricionistia, Jola Kaca  në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth të ushqyerit shëndetshëm në këto ditë të ftohta dimri.

Jola Kaca: Një nga gabimet më të shpeshta që bëjmë ditët e ftohta është kur konsumojmë gjëra me kalori të larta. Kemi pjesën e yndyrnave, karbohisrateve, mund të nashkalojmë edhe vaktet.

Çfarë nuk duhet të mungojë në shportën tonë  të konsumit?

Jola Kaca: Frutat dhe perimet sezonale nuk duhet të mungojmë. Brokoli, lakrat, karota, kivi si dhe pjesa e qumështit me nënproduktet e tij janë shumë të rëndësishme për sistemin imunitar. Një ushqyerje e mirë do të na ndihmonte që të kalonim një grip me simptoma më të lehta.

Sa i përket ushqyerjes së fëmijëve ajo tha: Në mëngjes te fëmijët nuk duhet të mungojë veza, një got qumësht, djath, fruta e perime. Është një minivakt pas mëngjesi që mund të jetë frut, kos etj. Në drekë duhet të kemi gjithmonë ushqim me perime plus mishin. Mishin e preferojmë të jetë i zier ose i pjekur në furrë. Nuk duhet të mungojnë as sallatërat.

"Dhe për të rriturit do të jetë njësoj 3 vakte kryesore dhe 2 minivakte", tha ajo.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.