Duken aq të mirë, nëna nga Durrësi sjell në jetë trinjakë të shëndetshëm (FOTO)

Ardhja në jetë e një fëmije është bekim.

Por familja Bleta nga Durrësi në një ditë u behua me tre fëmijë.

Iva Bleta nga Durrësi nga Durrësi ka sjellë në jetë trinjakë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Fëmijët gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmin e ndau ministrja Ogera Manastirliu në rrjetin e saj social Facebook.

"Gëzim i madh për familjen Bleta nga Durrësi, që gëzohen me trinjakë. Nëna e tyre Iva ka veçse fjalë falenderimi mirë enjohje për kujdesin e jashtëzakonshëm të stafit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen e shëndosh e mirë të tre djemve.", shkruan Manastirliu.