Beyoncé bën histori, thyen rekord me 32 "Grammy"

Ndahen çmimet Grammy 2023, që konsiderohen si më prestigjiozët në industrinë e muzikës. Diva amerikane Beyoncé bëri histori, duke shënuar rekord me 32 “Grammy”, ndërsa Harry Styles fitoi “Albumin e vitit”.

Diva amerikane Beyoncé bën histori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2023 që u mbaj në Los Anxheles.

Këngëtarja fitoi katër çmime me albumin e saj “Renaissance”, duke shënuar kështu rekord me 32 Grammy gjatë karrierës së saj. Me këto trofe ajo la pas dirigjentin hungarezo-britanik George Solti, I cili qendronte në krye prej më shumë se 20 vitesh me 31 Grammy.

 “Po mundohem të mos jem shumë emocionale”, tha këngëtarja teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimet e saj.

Më tej Beyonce falënderoi familjen e saj, përfshirë xhaxhain e saj të ndjerë Jonny, i cili ndihmoi me krijimin e veshjeve në skenë përpara se ajo të bëhej e famshme.

Beyoncé fitoi katër çmime në ceremoni,  por humbi disa nga prezantimet para pasi u bllokua në trafik në qendër të Los Anxhelosit.

"Jam i habitur që trafiku mund t'ju ndalojë," tha me shaka prezantuesi Trevor Noah. "Mendova se keni udhëtuar nëpër hapësirë dhe kohë."

Këtë vit, Harry Styles mori kurorën e albumit të vitit. Në fjalën e tij, ylli britanik u shpreh:

"Kjo nuk u ndodh shumë shpesh njerëzve si unë, dhe është kaq e bukur". Ky album nga fillimi në fund ka qenë përvoja më e madhe e jetës sime,"

E cilësuar si "nata më e madhe e muzikës", Grammy janë çmimet më prestigjioze të industrisë. Shfaqja e u ndoq nga Adele, Taylor Swift, Jay-Z, Shania Twain dhe Stevie Wonder, me interpretime nga Lizzo, Steve Lacy dhe Brandi Carlile.

Artistët britanikë patën një natë të mirë, me dyshen indie Wet Leg që fituan dy çmime, përfshirë “Albumin alternativ më të mire”; dhe Sam Smith pwr performancën më të mirë të dyshes/grupit pop për Unholy, një duet me Kim Petras.

Adele gjithashtu fitoi performancën më të mirë vokale pop për “Easy On Me”, duke ia kushtuar çmimin djalit të saj Angelo.  Kantautorja Bonnie Raitt ishte fituesja surprizë e këngës së vitit - duke triumfuar mbi të preferuarat Taylor Swift dhe Beyoncé me baladën e saj “Just Like That”.

Në një moment më festiv, skena u pushtua nga dy duzina ikona të repit, që festuan 50-vjetorin e hip-hop-it.