Luana Vjollca i kishte bërë bllok, Olsi Bylyku zbulon arsyen: Bëra batuta me këngët e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2023, 10:46
Olsi Bylyku i ftuar në Why Not në RTV Ora foli me historinë e bllokut të shumëpërfolur që kishte nga Luana Vjollca për disa vite.
Ai u shpreh se e gjtiha ishte nga një keqkuptim për imitimet e tij dhe batuta ndaj këngëve të Luanës.
Olsi Bylyku: Bllok mua Luana më ka pasur për një arsye. Në fillimet e mia kur kam bërë Kimikatin, kam bërë disa batuta për këngët e Luanës. Nga kjo ka qënë mërzitur shumë në atë kohë dhe e ka hequr bllokun kur kemi filluar emisionin.
