I shëruari nga kanceri, shënoi në ditën kundër sëmundjes. Haller flet për vdekjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2023, 13:02
Sebastian Haller shënoi në fitoren 5-1 të Borussia Dortmund kundër Freiburg të parin gol në Bundesliga dhe mbi të gjitha, golin e parë pasi u diagnostikua me kancer në muajin gusht.
Pak javë më parë u bashkua me Borussian pas dy operacioneve dhe kimioterapisë shkatërruese, ndërsa realizimin e parë me Dortmund e shënoi përpara njerëzve të tij në "Ditën botërore kundër kancerit".
Ironi apo rastësi, pak rëndësi ka, Haller golin më të rëndësishëm e ka realizuar në shtratin e spitalit ku u shtrua pak javë pas transferimit nga Ajax te Dortmund për 30 milionë euro. Pas ndeshjes ai u shpreh:
"Nuk kam pasur asnjëherë nga vdekja. Ju këshilloj të gjithëve që të bëjnë kontrolle".
