Deputeti Gështenja: Ti tregojmë muskujt Ramës, të dalim me një alternativë

Lefter Gështenja deputet i PD në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Katerina Hysenllari tha se Partia Demokratike duhet të fitojë përballë Ramës  dhe kjo sipas tij mund të arrihet vetëm nëse opozita del me një alternativë.

Sipas tij opozita nuk e ka luksin që ti tregojnë muskujt njëri-tjetrit por "t'ja tregojmë Edi Ramës".

Gështenja: Nëse ne duam të fitojmë përballë Ramës duhet të dalim vetëm me një alternativë me një kandidat. dhe pse sot kemi procese të nnjëanshme nga opozita akoma kemi pika të përbashkëta ku mund të dalim me një alternativë. Ne nuk kemi luksin ti tregojmë muskujt njëri tjetrit por t'ja tregojmë Edi Ramës. Duhen ezauruar të gjitha alternativat që të arrijmë të dalim me një kandidat.

Bardhi ka dërguar listën zyrtare të anëtarëve në KQZ.

Gështenja: Është një akt i domosdoshëm dhe i nevojshëm. Gabimet e bëra nuk duhet të përsëriten më. Ne sot nuk kemi një kryeplak pas bojkotimit të zgjedhjeve vendore jo më bashki. Këto janë gabime që i kushtojnë demokratëce, i kanë kushtuar shumë opozitës dhe i kushtojnë Shqipërisë. Gjetja e një gjuhe të ërbashkët do të ishte një zgjidhje. Ne nuk kemi kërkuar pazare por duam të kërkojmë e të gjejmë ku janë kandidaturat më të fuqishme. Është frymë grupi të dalim me një alternativë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.