Skandali Rama-McGonigal, Berisha: Thikë pas shpine të marrëdhënieve me SHBA-në me pasoja të shumë gjata

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për “Ora e Betit” në Rtv Ora deklaroi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë marrë një thikë as shpine, pasoja e së cilës do të mbeten për një kohë mjaft të gjatë.

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas këtij skandali kanë marrë një thikë pas shpine me pasoja afatgjata, pasi askush nuk e di sa të thella janë këto pasoja.

Kjo e Edi Ramës është një akt i paprecedent. Largimi i Edi Ramës është liberalizimi absolut i shqiptarëve.

Dhe largimi i Ramës është mesazhi më i shkëlqyer që mund t’i japim partnerit tonë më të madh strategjik. Dhe çdo orë që ai kalon në pushtet është një turp që vetë zmadhohet.

Ndaj më 4 janar 2018 mnga zyra e Kryeministrit Agron Neza ka dërguar të dhëna tek agjenti McGonigan dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe më datë 18.

E njoh si familje Agron Neza, vellai im ka qene shok me babane e tij ”, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha.