Interpelanca me Ramën për MCGonigal, grupi i Berishës i kërkon Nikollës debat pa limit kohor
Grupimi i Rithemelimit depozitoi rreth orës 15:00 të kësaj të mërkure në Kuvend një kërkesë ku ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës që në seancën plenare të ditës së enjte, kryeparlamentarja Lindita Nikolla të mos përcaktojë limit kohor për debatin me mocion për çështjen e MCGonigal.
Kuvendi ka pranuar kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Interpelanca u kërkua nga opozita për tu diskutuar në lidhje me arrestimin dhe akuzat e ngritura ndaj ish-zyrtarit të FBI McGonigal dhe përfshirjes së Ramës.
Kërkesa u pranua në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të 30 janarit.
Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me kryeministrin Rama për skandalin McGonigal.
