“Non-grata”, Berisha: Lobim korruptiv i Edi Ramës, dhe këtë ia kam thënë dhe Sekretarit Blinken. Edhe Grenell e ka pohuar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një intervistë për “Ora e Betit” në Rtv Ora deklaroi se lobimi i Ramës kundër tij është një lobim korruptiv dhe këtë ia kam thënë dhe Sekretarit ameerikan Blinken në shkresën që i kam çuar.

“Abolutisht është një lobim korruptiv, dhe kjo nuk është një akt kundër meje, por kundër Shqipërisë. Këtë ia ka thënë dhe Richard Grenell ka deklaruar se ka pasur 110 dosje për politikanët e Ballkanit, por asnjë dosje kundër Sali Berishës”, theksoi Berisha.