Shabani: Në koalicion vetëm me ata kundër Ramës, Berishës dhe Metës, ata bashkë, ne bashkë
Në një intervistë për Ora News, Endri Shabani kreu i Nisma Thurje u shpreh se në 2008 Rama e Berisha kanë ngritur një sistem zgjedhor që u a vështirëson të rinjve të fitojnë në zgjedhje.
Ai tha se Prandaj Thurja futet me një disavantazh në këto zgjedhje, pasi i duhen 3000 firma në çdo qytet ku do të garojë.
Ai shtoi se sistemi zgjedhor, edhe me ndryshimet e 5 qershorit e ka vështirësuar shumë garimin e me koalicion, por ai foli për një bashkëpunim me opozitar përtej Metës e Berishës.
Shabani: Sali Berisha dhe Edi Rama në vitin 2008 kanë ndërtuar një sistem zgjedhor i cili vit pas viti është konsoliduar për ta bërë të vështirë për sfidantët. Prandaj Thurja futet me një disavantazh në këto zgjedhje, pasi i duhen 3000 firma në çdo qytet ku do të garojmë, ku kërkohet një burokraci dhe shpenzim energjish e financash. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të garojmë sërish në ato qytete ku kemi garuar herën e kaluar, pasi kemi një tjetër vizion për qeverisjen e vendit.
Sistemi zgjedhor, edhe me ndryshimet e 5 qershorit e ka vështirësuar shumë garimin e me koalicion. Në parim ne jemi të idesë që duhet bërë një alternativë tjetër dhe nuk ka pse të kufizohemi vetëm tek partitë politike, por te të gjithë ata që janë në opozitë me këtë pushtet. Ndërsa këta kanë ndërruar duart se si abuzojnë me pushtetin, prandaj ka ardhur momenti kur ata janë bashkë, edhe ne duhet të bëhemi bashkë. Nuk kemi diskutime me askënd deri më tani, por bashkëpunojmë me ata që nuk kanë gisht me sjelljen e kësaj situate.
