"Gjokutajn ia kemi lënë drejtësisë", Ministrja e Financave: S'do të ketë asnjë pikë bastesh në territor

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,ka folur për herë të parë në lidhje me arrestimin  e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Sipas saj, kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

“Ne kemi pasur një qëndrim për çështjet në hetim. Nuk bëhem gjyqtarë as prokurorë ja kemi lënë në dorë drejtësisë dhe ka treguar se si funksionon. Do presim si do shprehet drejtësia dhe do u bëjmë me dije."

Një pikë tjetër ku Ministrja u ndal ishte dhe nisma e qeverisë për bastet ku theksoi se nuk do të ketë pika fizike por së shpejti do të jenë online si në vendet e tjera të botës.

"Jemi duke punuar për rishikimin ligjet të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh, po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga infromaliteti."

Lidhur me ripropozimin e qeverisë për bastet sportive ka reaguar dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Sipas saj, e gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal.

"Sot, rreziku kryesor për sigurinë e familjet shqiptare është situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme. Në mungesë të një alternative ekonomike dhe një strategjie zhvillimi, qeveria e pakicës ka vendosur të ripropozojë Ligjin për bastet sportive!!Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxorri nga tregu operatorët e vegjël; e përqëndroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli. E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal.

Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morrëm ligjin e Lojërave të Fatit, dmth qokën për pakicën. Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën. Kjo qeveri ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione.Kjo qeveri ka 0 politika fiskale për qytetarët sepse është qeveria e pakicës, punon për të miratuar ligje me porosi.Një qeveri e pakicës së shqiptarëve që nuk punon për qytetarët por për korrupsionin dhe oligarkët."