"Të hetohet nga gjykatat!" Gështenja: Fshehja nuk i bën mirë Ramës, afera është shumë e madhe

Lidhja e Ramës me ish agjentin e FBI ka qenë kryefjala e ditëve të fundit.

Lefter Gështenja deputet i PD në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Katerina Hysenllari tha se ai duhet të dalë në një interpelancë dhe të shpjegojë gjithçka.

Sipas tij Rama duhet të dorëhiqet e "të hetohet nga gjykatat në Shqipëri jo të fshihet pas statusit të kryeministrit".

Lefter Gështenja: Është një thikë pas shpine për marrëdhëniet Shqipëri-ShBA, goditja nga ky fenomen. Një kryeministër vend anëtar i NATO-s po ndodh për herë të parë. Imagjino ku ka shkaur kryeminstri i këtij vendi që arrin të korruptojë zyrtarët më të lartë të FBI.  Kjo vjen nga gjykata e SHBA. Ne kemi kërkuar që Rama të jetë nesër në interpelancë, të sqarojë nesër situatën. Ne si grup parlamentar kemi qenë të unifikuar në këtë qëndrim, fshehja nuk i bën mirë. Ai duhet të dorëhiqet e të hetohet nga gjykatat në Shqipëri jo të fshihet pas statusit të kryeministrit. Nuk bëhet fjalë thjesht për faktin që akuzohet për 225 mijë dollarë. Afera është shumë më e madhe se aq.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.