Shabani: Nuk do të jemi në protestën e Berishës e Metës, lufta me Ramën vetëm për spektakël
Në një intervistë për Ora News, Endri Shabani kreu i Nisma Thurje u shpreh se partia e tij nuk do të jetë në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga Berisha dhe Meta.
Ai tha se Nismës nuk i puqen interesat me këta dy aktorë, duke theksuar se lufta e tyre me Ramën është një spektakël, pasi nuk e prekin njëri tjetrin.
Ai shtoi se nuk beson se po nusëroi për herë të tretë Berisha, Shqipëri do të jetë më mirë dhe se Berisha nuk mund alternativë e Ramës.
Shabani: Është mirë që të gjithë aktorët që janë në opozitë me qeverinë, të protestojnë, por secili ka agjendën e vet të punimeve dhe të të bërit opozitë. E shoh normale protestën e PD-së, por ne nuk e shohim veten në krah të Berishës dhe Metës. Nuk do të jemi, sepse ne kemi bërë gati 35 protesta vitin e kaluar, duke sjellë në vëmendje abuzimet e Veliajt dhe Ramës. Nuk i kemi kërkuar as PD-së dhe as PL-së në asnjë moment që të përfshihen në protestat tona, pasi rrugën tona nuk puqen.
Unë besoj se lufta e Berishës me Ramën është një spektakël. Të dyja palët nuk duan ta ndryshojnë sistemin dhe këto mjafton t’i shohësh se jetojnë në të njëjtën lagje dhe nuk e prekin njëri tjetrin për atë që u kanë bërë shqiptarëve. Përderisa nuk e kanë seriozisht, ne kemi zgjedhur rrugën tonë. Unë nuk besoj se po nusëroi për herë të tretë Berisha, shqipëri do të jetë më mirë. Nuk besoj se alternativë e Ramës është Berisha. Ne jemi alternativë më e shëndetshme ndaj Ramës e Berishë, prandaj bëjmë opozitën tonë.

