Kërpaçi pritet në ShBA nga kongresmeni John Moolenaar: Lufta ndaj korrupsionit, sfidë për Shqipërinë
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi ka zhvilluar një takim në Kongresin e SHBA ku është pritur në një takim nga kongresmeni John Moolenaar.
Në postimin e saj në Facebook, Kërpaçi thekson se diskutimet u fokusuan te rëndësia e integritetit në lidership, sfidat e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit qeveritar dhe demokracisë që presin qytetarët, si dhe mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re në drejtim e vendimmarrje.
"Kënaqësi në Kongresin e SHBA të pritesha në një takim nga kongresmeni John Moolenaar, me të cilin diskutuam mbi rëndësinë e integritetit në lidership, sfidat e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit qeveritar dhe demokracisë që presin qytetarët, si dhe mbi rëndësinë e angazhimit të gjeneratës së re në drejtim e vendimmarrje", shprehet Kërpaçi në njoftimin e saj përmes rrjeteve sociale.
