“Zgjohu! Reago! Protesto më 11 shkurt”, Vokshi "denoncon" situatën në spitalin e Dibrës
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka publikuar paraditen e kësaj të mërkure një mesazh të mbërritur në postën e saj elektronike, ku një qytetare nga Dibra denoncon situatën e rëndë në Spitalin e Peshkopisë.
Në mesazhin e publikuar Vokshi thuhet se pas datës 20 të çdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde. Pacientët detyrohen të shkojnë te privatët, ose të mos i bëjnë fare analizat, sepse nuk i përballojnë dot çmimet.
Nisur nga kjo situatë, ligjvënësja demokrate, thotë se Rama dhe Manastirliu duhej të ishin sot në burg për kontratat korruptive që ata kanë nënshkruar në sistemin e drejtësisë, në një kohë që Rama nuk i kursen qindra mijëra eurot për të korruptuar drejtuesit e FBI-së.

“Denoncimi nga një qytetare nga Dibra.
Pas datës 20 të çdo muaji në Spitalin e Dibrës nuk bëhen më analiza se nuk ka fonde… Pacientët detyrohen të shkojnë te privatët, ose të mos i bëjnë fare analizat, sepse nuk i përballojnë dot çmimet.
E ndërkohë që Rama paguan 225 mijë dollarë rryshfet për të korruptuar drejtuesit e FBI-së, për qytetarët shtohet kalvari i gjatë i rropatjeve dyerve të spitaleve pa marrë asnjë shërbim.
Kjo është “Shëndetësia falas” që Rama rezervoi për shqiptarët.
Ogerta Manastirliu dhe çdo person i përfshirë në aferat korruptive të PPP-ve në shëndetësi duhet të ishin sot para drejtësisë.
Sot, çdo qytetar nga jugu në veri duhet të reagojë, të protestojë për të drejtat themeltare kushtetuese.
Zgjohu! Reago! Protesto më 11shkurt”, shprehet në reagimin e saj, deputetja e PD-së, Albana Vokshi.