Murrizi sjell në vëmendje "trurin" e Call Center-ave, "non grata" në Shqipëri për prishje të qetësisë publike

I ftuar në "Ora e Betit", ish-deputeti Myslim Murrizi solli në vëmendje skandalin me Call Center-at në Shqipëri dhe deportimin nga vendi jonë të "trurit"  të Call Center-ave që mashtronin qytetarët duke u marrë paratë me premtimin se do të fitonin miliona me Bitcoin.

Ai është shpallur non grata në Shqipëri me pretekstin e prishjes së qetësisë publike.

Murrizi: Personalisht ka bërë kërkesë për këtë njeriun këtu, themeluesi i Call Center-ave shqiptare dhe është depërtuar nga Shqipëria sipas sipas informacionit të SHISH, që është homologu i CIA-s. Është Mikhael Benjamini, këtij i morën biznesin ortakët dhe familjarët e tij. I kam drejtuar shkresë SHISH, prokurorisë së Tiranës, Ambasadës izraelite, gjykatës së Tiranës, Drejtorisë së Tatimeve dhe policisë së kufirit. Ky është deportuar deri në 2023, vjen tani ky, me justifikimin e kamufluar se ka prishur qetësinë publike. Kur jam takuar me krerët e institucionit i kam thënë ça bën ky, i bie gërnetës natën? Institucioni që drejton ai gjobëvënësi është 95% i besueshëm për të thënë se ky nuk duhet të hyjë në Amerikë, se është rrezik për sigurinë kombëtare. Në Shqipëri të përzënë nga Shqipëria kur SHISH, Antiterrori dhe policia…