Zgjedhjet e 14 majit, KQZ fond 800 mln lekë për votimin elektronik në Vorë, Kamëz dhe Elbasan
Nga gjashtë bashki që KQZ kërkoi për votim elektronik, ku përfshiu dhe Tiranën, procesi do të realizohet në vetëm tre prej tyre. Me fondin e dhënë është llogaritur që Elbasani, Vora dhe Kamza të aplikojnë procesin kompjuterik nga ku edhe rezultati i 14 majit do të dalë menjëherë pas mbylljes së qendrave
Në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe në Vorë rezultati i votimeve të 14 majit do të shpallet brenda pak minutash nga mbyllja e qendrave.
Komisioni qendror i zgjedhjeve pasi ka marrë fondin prej 2 miliardë lekësh shtesë ka vendosur që të miratojë votimin dhe numërimin elektronik për votat e hedhura për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët për 350 qendra të reja.
Vendimi është pranuar edhe nga përfaqësuesit e partive politike , edhe pse më herët ishte propozuar që kjo procedurë të ndiqen në të paktën 6 zona.
Tashmë komisioni do të duhet të vendosë se cilën nga dy grupimet e PD do të regjistrojë, atë të Sali Berishës që ka në dorë vendimin e shkallës së parë, apo atë të Alibeajt që ka në dorë regjistrimin në gjykatë.