VIDEOLAJM/ Dëbora në Korçë zbret deri në qytet

Qyteti i Korçës është zgjuar sot i zbardhur nga dëbora.

Temperaturat e ulëta kanë bërë që reshjet e dëborës të zbresin deri në qytet, ndërsa fshatrat prej disa ditësh janë mbuluar nga dëbora.

Megjithatë në rrugët e qytetit nuk paraqiten problematika në qarkullim edhe pse duhet lëvizur me kujdes.

"Në Qarkun Korçë gjatë natës nuk ka patur rreshje. Temperaturat mesatare shkojnë deri në -3 gradë. Aktualisht moti është i vrenjtur dhe prej orës 7:30 kanë filluar rreshjet e dëborës. Kontraktorët janë në gadishmëri për Mirëmbajtjen Dimerore," njoftoi ARRSH.

VIDEOLAJM/ Dëbora në Korçë zbret deri në qytet VIDEOLAJM/ Dëbora në Korçë zbret deri në qytet VIDEOLAJM/ Dëbora në Korçë zbret deri në qytet 

VIDEOLAJM/ Dëbora në Korçë zbret deri në qytet