Kamera vëzhgimi nga krimi edhe në Elbasan, policia çmonton 6 të tilla në qytet

Ka nisur edhe në Elbasan çmontimi i kamerave private në rrugët e qytetit nga policia.

Ditën e sotme policia ka nisur aksionin për heqjen e kamerave në rrugët e kryesore të qytetit të vendosura nga kontingjenti i krimit.

Efektivët e policisë janë vendosur në lagjen Sul Misiri, tek rruga e re e trenit, ku janë çmontuar 6 kamera.

Mësohet se aksionin do të vazhdojë edhe në zonat e tjera, por policia nuk ka bërë të ditur asgjë rreth këtij aksioni.