Plas bombula e gazit në Korçë, 40 vjeçari pëson djegie në trup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2023, 15:02
Një 40 vjecar në Korçë ka pësuar djegie në trup pasi bombula që kishte në banesë ka shpërthyer.
"Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit Klodian Gjoka, rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.