“Mesazhet” me tritol policit dhe një qytetari në Shkodër, lihet në burg Dedë Nika

Gjykata e Shkodrës i ka komunikuar masën arrst në burg Dedë Nikës, I cili u arrestua të shtunën. Nikaj është i akuzuari kryesor për vendosjen e tritolit në banesën e oficerit Prelë Milani, me detyrë shef i stacionit policor të Thethit, dhe një tjetër personi gjatë 2020. Nikaj ishte në arrati prej 2 vitesh ndërsa së fundmi sipas hetimeve ai ishte I akuzuari kryesor për dy ngjarjet.

Gjykata e shkallës së parë Shkoder ka rikonfirmuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Dedë Nika.

Ai u kap nga policia të shtunën në kuadër të finalizimit të operacionit “Mesazhi”.

Ndaj 33 vjeçarit rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje.

Nika akuzohet për dy raste të tritolvënies. Konkretisht për vendosjen e një sasie tritoli në banesën e oficerit të Policisë së Drejtorisë së Shkodrës, Prelë Milani, si dhe në banesën e shtetasit, Zef Bungaji, ngjarje këto të ndodhura më 4 janar të vitit 2020.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 22:45, në banesën e oficerit Prelë Milani, me detyrë shef i stacionit policor të Thethit, ndërsa prej saj nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Efektivi Prelë Milani, kishte deklaruar më herët se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës si polic dhe komandant poste në Theth, për shkak të problematikës në kultivimin e lëndëve narkotike, që ka kjo zonë.

Ndërsa ngjarja e dytë, po brenda asaj nate, ndodhi në banesën e familjes së Zef Bungajës, në fshatin Grudë e Re.