"Rruga Ballsh-Fratar e harruar", banorët: Prej 30 vitesh askush nuk ka vënë dorë

Aksi rrugor Ballsh-Fratar është një aks I harruar nga pushteti. Banorët thoën se prej 30 vitesh askush nuk ka ndërhyrë, ndërsa shprehen se ata po shktërrojnë makinat e tyre duke vozitur në këtë aks. Banorët apelojnë institucuionet që të ndërhyjnë pasi kjo rrugë është e domosdoshme për ta.

Këto janë pamjet e rrugës Ballsh-Fratar. Aksi ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa asfati është çarë, atje nuk ka asnjë shenjë të sigurisë rrugore.

Në disa vende rruga shihet e harnuar.

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë segment rrugor thonë se rruga është e pamirëmbajtur që nga vitet 90- të teksa theksojnë se ndihen të braktisur e të harruar jo vetëm nga pushteti lokal por dhe ai qendror.

"Ju e shikoni dhe vetë se në çfarë gjendje është rruga. Paguhen taksa dhe të tjera me radhë dhe nuk na shërbehet asgjë. Kjo është rrugë kryesore. Ka mbaruar çdo gjë këtu tek ne.

Kjo është rruga, përfaqen e zezë. Është rruga e Enver Hoxhës kjo, këta nuk kanë vënë dorë fare.

Po do të shkatërrosh makinën, bëj rrugën tonë nga Ballshi në Fratar. Kjo rrugë ka në këtë gjendje, që në vitin 90-të," thanë banorët

Sipas tyre prej tre dekadash segmenti prej 20 km Ballsh- Fratar, është lënë në mëshirë të fatit sidomos pas ndërtimit të autostradës Levan- Tepelenë.

Drejtuesit e automjeteve shtojnë gjithashtu se amortizimi i rrugës shkakton kosto për xhepat e tyre teksa theksojnë se ky segment është jetik për banorët e fshatrave të 4 njësive administrative që i lidh me qytetin e Ballshit.

"Rruga Ballsh-Fratar e harruar", banorët: Prej 30 vitesh askush