Merr flakë apartamenti në katin e 6-të në Vlorë, dyshohet nga një shkëndijë elektrike

Një apartament në katin e  gjashtë të një pallati në Vlorë ka marrë flakë mesditën  sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Vlorë-Skelë.

Dyshohet se shkak mund të ketë qënë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar flakët.

Nga zjarri nuk ka patur të lënduar.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.