Policia e Vlorës aksion në magazinat e serat e qytetit për "shtëpi bari"
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 30 Janar 2023, 12:00
Policia e Vlorës ka nisur një aksion në të gjithë qytetin në të gjitha ambjentet e mbyllura si magazina e sera.
Urdhri është dhënë nga drejtori i policisë së Vlorës Ermal Mucaj për të gjithë efektivët për kontrolle në të gjitha ambjentet e mbyllura.
Informacione nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të jenë në të gjithë qarkun. Kontrolle që kanë në fokus dyshimet për kultivim në ambjente të mbyllura të kanabisit.