"Fijet" në Korçë, policia sekuestron 48 kamera, nisin hetimet për 14 persona

Operacioni i heqjes së kamerave në Korçë ka bërë që policia të sekuestrojë 48 kamera dhe të procedojë e hetojë 14 persona.

Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës çmontoi 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.

"Me finalizimin e operacionit mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç.." njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.