"3 milionë $ për veprën e rrallë" Piktura e Van Dyck shitet në ankand, pronari e bleu për 600 dollarë
Një pikturë e rrallë e mjeshtrit Anthony van Dyck, e cila u gjet e braktisur në një fermë, është shitur për më shumë se 3 milionë dollarë në ankand. Vepra në fakt konsiderohet si studimore, pasi është pjesë e një pikturë të mëvonshme të prodhuar nga mjeshtri flamand i quajtur "Shën Jeronimi".

Piktura përfundimtare mbahet aktualisht nga Muzeu Boijmans van Beuningen në Roterdam.
Vepra, e cila portretizon një burrë të moshuar nudo të ulur në një stol, është e veçantë për disa arsye.
Është një nga vetëm dy pikturat e mëdha që Van Dyck krijoi nga modele të drejtpërdrejta. Ka të ngjarë të jetë pikturuar midis 1615 dhe 1618, sipas shtëpisë së Ankandeve Sotheby's, ndërsa Van Dyck ishte një artist i ri.
Piktura u identifikua vetëm kohët e fundit si një vepër e Van Dyck, tha Sotheby's. Ajo u zbulua në fund të shekullit të 20-të në një ferme në Kinderhook, Nju Jork.
“Personi që e gjeti, Albert B. Roberts, ishte një koleksionist i apasionuar i pjesëve “të humbura”. Ai e përshkruan koleksionin e tij si “një jetimore për artin e humbur që ka vuajtur nga neglizhenca”.
Roberts e bleu pikturën e braktisur për vetëm 600 dollarë. Por menjëherë pas kësaj, historiania e artit Susan J. Barnes botoi një artikull në të cilin ajo e njohu veprën si krijim të Van Dyck.
Piktura u shit për 3.1 milionë dollarë të enjten. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për Fondacionin Albert B. Roberts Inc, i cili ofron mbështetje financiare kryesisht për artistët.