Një grua paraqitet në polici si e dashura Matteo Messina Denaro, merret në pyetje

Konsiderohej si një nga katër bosët më të mëdhenj të mafies dhe i akuzuar për vrasje të tmerrshme, por detajet e dala së fundmi tregojnë se Matteo Messina Denaro i kishte shpëtuar policisë për 3 dekada pasi sillej si një njeri anonim.

Ai ishte një nga organizatorët e masakrës së Capaci ku u vra Giovani Falcone dhe më pas Paolo Borselino, por ka mundur t’i shpëtojë edhe syrit në lagjen ku jetonte.

Mediat italiane shkruajnë se së fundi një grua është paraqitur në polici duke deklaruar se ka qenë e lidhur për disa muaj me personin që doli në televizor, por shton se nuk e dinte që ai ishte i superkërkuari

Menjëherë pasi ka bërë deklaratën ajo është marrë në pyetje nga hetuesit e ROS, e po ashtu kontroll është ushtruar edhe në banesën e saj.

Hetimet kanë bijuar edhe më tej, pasi policia është shfaqur edhe në tarracën e një tjetër mikeshe të bosit mafioz. Megjithatë gruaja nuk ka pranuar që të ketë pasur njohje me Messina Denaron.

Prej disa ditësh tashmë qytetarë të Palermos janë paraqitur para hetuesve për të treguar nëse e kanë takuar, a e kanë njohur apo ishin në dijeni të identitetit të vërtetë të tij.

Ka nga ata që shprehen se e kanë parë në klinikën ku po mjekohen në 16 janar kur edhe u arrestua.

Ndërkaq edhe pamjet e banesës ku ai ka jetuar së fundi flasin për një banesë normale dhe pa luks të tepruar.