Disa u hodhën nga dritaret, të tjerë u bllokuan brenda, bie autobusi në Peru: 25 të vdekur

Të paktën 25 persona kanë gjetur vdekjen pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në greminë në rajonin Piura,  në veri të Limas të Perusë.

Po ashtu bëhet e ditur se disa pasagjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e zonës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë nën trajtim intensiv

Dëshmitarët kanë treguar se disa prej udhëtarëve u hodhën nga dritaret në tentativë për të shpëtuar, por të tjerë mbetën brenda mjetit të shkatërruar nga përplasja.

Autobusi ishte nisur nga Lima dhe po shkonte për në Tumbes në kufi me Ekuadorin. Në një zonë të pabanuar pranë qytetit të Organos, ai doli nga rruga duke u pasuar edhe me ngjarjen e rëndë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të natës dhe Menjëherë pas marrjes së njoftimit në zonë mbërritën efektivë të shumtë të policisë dhe autoambulancat.

Në deklaratën për mediat thuhet se fillimisht u punua për tu ardhur në ndihmë dhe transportuar në spital pasagjerët e dëmtuar.

Ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet ku dyshimet mbeten për defekt teknik apo pakujdesi në drejtimin e autobusit