Djegia e Kuranit, Suedia pezullon anëtarësimin në NATO

Suedia po pezullon anëtarësimin e saj në NATO për shkak të reagimit të Turqisë ndaj aktit të djegies së Kuranit, njoftoi agjencia e lajmeve Nexta në Twitter. 

Megjithatë, Stokholmi shpreson të bashkohet me aleancën në verën e vitit 2023, tha Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom.