Sunak shkarkon kreun e konservatorëve, fshehu hetimin e hapur ndaj tij nga tatimet
“Po ju vë në dijeni të vendimit tim për t'ju larguar nga posti juaj në Qeverinë e Madhërisë së Bashkuar.”
Kështu ka shkruar Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në letrën drejtuar Nadhim Zahawi, të cilin e ka shkarkuar nga posti i kryetarit të Partisë Konservatore.
Shkak ka qenë fshehja e hetimit të hapur ndaj tij nga autoritetet tatimore britanike.
Këshilltari i kryeministrit për etikën, Sir Laurie Magnus, pas verifikimeve ndaj Zahawi arriti në përfundimin se ai kishte bërë një "shkelje serioze" të kodit të etikës duke mos deklaruar procedimin tatimor në kohën u emërua kancelar nga Boris Johnson.
Madje ai u kishte paguar një gjobë prej 6 milionë dollarësh autoriteteve tatimore.
Prej tetorit Sunak vazhdon të përballet me kritika për sa i takon kësaj çështjeje dhe dijeninë e tij për problemet e Zahawi.
Madje ish-ministri i kabinetit konservator, Michael Portillo tha edhe shkarkimi është shumë i vonuar.
