Usyk-Fury, mbetet për t’u caktuar vetëm vendi i ndeshjes
Tashmë është zyrtare, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të ndeshen në një superduel të peshave të rënda ku si rrallë herë do të unifikohen të gjithë gjerdanët e ajkës së boksit botëror.
Nuk ka ende një vend dhe datë por ka një marrëveshje të plotë në lidhje me të gjitha detajet e tjera, duke nisur që nga shuma që do të arkëtojnë dhe deri tek çështjet sportive që lidhen me një duel tjetër në rast disfate të ukrainasit.
Arabia Saudite për momentin është në avantazh ndaj të gjitha vendeve të tjera në garë për të pritur duelin pasi sheikët nga Lindja e Mesme janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për të organizuar edhe një evenit të këtyre përmasave pasi eksperiencën e kanë me duelin Usyk-Joshua.
Promotori Bob Arum bën me dije se vendimi përfundimtar do të merret dhe do të bëhet publik gjatë javvës tjetër, ndërsa përjashtohet çdo mundësi që Usyk të ndeshet në “Wembley”.
