Babai i Djokovic ka idhull Putinin dhe mbështet luftën, australianët e paralajmërojnë me përjashtim

Babai i Novak Djokovic merr një paralajmërim serioz nga autoritetet australiane pasi ka treguar publikisht mbështetjen për Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin.


Ata paralajmërojnë me përjashtim të tij nga evenimentet zyrtare tenistike nëse do të vazhdojë të shoqërohet me persona që mbështesin kauzën e luftës ruse.

Zyrtarë të turneut kanë dalë me një deklartrë publike pak orë pasi u shfaq një video ku babai i tenistit u shfaq në një kanal pro-rus në Youtube duke mbështetur kauzën e luftës në Ukrainë. Vetam pak çaste pas kualifikimit të Djokovic në gjysmëfinale, dhjetra tifozë serbë festuan me flamuj serbë dhe rusë dhe mes tyre ndodhej edhe babai i ish-numrit 1 të botës, Srdan.

Babai i Djokovic ka idhull Putinin dhe mbështet luftën,

Australia e ndalon valëvitjen e flamujve rusë në çdo hapësirë publike, ndërsa babai i Noles është parë të shopërohet gjithashtu me një person që u përjashtua nga “Melbourne Park” pasi kishte veshur një bluzë me simbolin e luftës ruse “Z” në fushën qëndrore të Australian Open.

Babai i Djokovic ka idhull Putinin dhe mbështet luftën,