Hasani udhëheq Tiranën, kampionët tregojnë "muskujt” ndaj Erzenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2023, 21:13
Tirana e mbush arkën plot duke shfrytëzuar në maksimum humbjet e Vllaznisë dhe Partizanit për t’u shkëputur në 4 pikë nga të kuqtë dhe 6 nga shkodranët.
Në ndeshjen e fundit të javës së 18, kampionët mundën 2-0 Erzenin në Durrës me dy gola të Hasanit nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe në frymën e fundit. Kthesa e madhe ndodhi në fundin e ndeshjes ku vendasit mund të kishin kaluar në avantazh disa herë por u treguan të pasaktë.
Rrjeta vendimtare u shënua në minutën e 83-të kur Jorgji pas konsultimit me sistemin VAR akordoi një penallti që e mori përsipër Hasani që shënoi më pas edhe të dytin në fundin e shtesës për t’i dhuruar një fitore të rëndësishme Tiranës ku u aktivizua për disa minuta edhe blerja më e re, Kristal Abazaj.
