Futbollistët më të shpejtë të planetit/ Shqiptari i Kombëtares në 30 të parët, lista ka surpriza

Faqja e specializuar “speedsdb.com” ka kryer një studim për të dalë në përfundimin se kush është lojtari i futbollit më i shpejtë në planet. Nëse mendoni se është Kylian Mbappe njeriu që i mund të gjithë në këtë garë, gaboheni. Surpriza vjen nga Anglia.
Ky është klasifikimi i 10 të parëve;
1. Botman (Newcastle): 39.21 km/h
2. Nuñez (Liverpool): 38.00 km/h
3. Mbappé (PSG): 37,90 km/h
4. Mudryk (Chelsea): 36.63 km/h
5. Dembélé (Barcellona): 36,60 km/h

6. Adama Traoré (Wolverhampton): 36,60 km/h
7. Leao (Milan): 36,50 km/h
8. F. Valverde (Real Madrid): 36,30 km/h
9. Alphonso Davies (Bayern Monaco): 36,21 km/h
10. Nuno Tavares (Olympique Marsiglia): 36,21 km/h
Surpriza më e madhe për shqiptarët është përfshirja e Armando Brojës në 30 më të shpejtët e planetit. Sulmuesi kuqezi edhe pse shtatlartë, arrin të klasifikohet në vendin e 18. Sipas studimit, shpejtësia e bomberit arrin deri në 35,30 km/h.
