Hitleri me fanelën e Romës, qyteti zgjohet me “surprizën” e pakëndshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2023, 08:38
Futbolli kur përzihet me politikën bëhet një “miks” i rrezikshëm. Ndodh shpesh herë një gjë e tillë në Romë dhe është regjistruar sërish orët e fundit. Në “Piazza Vescovio” dhe disa lagje të qytetit, janë stampuar portretet e Hitlerit me fanellën e skuadrës së Romës.
Një ngjarje që ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të drejtuesve lokalë të qytetit të përjetshëm. Kryebashkiaku, Gualtieri shkruan në Twitter:
“Një turp i vërtetë posterat e Hitlerit me fanellën e Romës që janë shfaqur në shumë pjesë të qytetit. Një gjest i papranueshëm vetëm pak ditë përpara Ditës së Kujtesës. Jemi vënë në lëvizje për heqjen e plotë nga çdo cep. Turp për autorët”.
