“Wanda Nara e tradhëtoi Icardin me shokun e skuadrës”. Gazetari zbulon emrin

Wanda Nara e ka tradhtuar Mauro Icardin me ish shokun e tij të skuadrës te Interi, Keita Balde Diao. Lajmin e bën të ditur gazetari spanjoll Jordi Martin që thekson se ngjarja ka ndodhur në kohën kur të dy mbanin të veshur fanellën zikaltër.

Ai shton se Mauro e zbuloi tradhtinë falë hetimit të disa lëvizjeve të dyshimta në bankomate nga ana e bashkëshortes por edhe nga pamjet e kamerave të shtëpisë ku Keita mendohet se ka kaluar orë të nxehta bashkë me argjentinasen.

“Wanda Nara e tradhëtoi Icardin me shokun e skuadrës”.

Sipas Martin, Icardi ka kontaktuar menjëherë bashkëshorten e Keita Balde duke i bërë me dije se çfarë kishte ndodhur. Por vetëm pak orë pas zbulimit të gazetarit, Mauro Icardi reagon dhe ashpër madje:

“Wanda Nara e tradhëtoi Icardin me shokun e skuadrës”.

“Rri i qetë sepse askush nga stafi im nuk do të të kontaktojë dhe nëse ndodh, të autorizoj të publikosh prova më të forta se ato që po përdor për të më etiketuar si gënjeshtar”.

“Wanda Nara e tradhëtoi Icardin me shokun e skuadrës”.