Fitore shprese për Kukësin, Egnatia në krizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2023, 16:44
Kukësi rithehet te fitorja dhe i largohet fundit të klasifikimit. Skuadra e Rahman Hallaçit i shkaktoi një humbje të hidhur Egnatias në Rrogozhinë me rezultatin 2-1 edhe pse ishte fillimisht në disavantazh pas golit të Fernandos.
Në fraksionin e dytë u bë rrokada e madhe për ekipin mik që reagoi me forcë dhe barazoi fillimisht me Ndrecën e më pas Delimexhac në fund të ndeshjes i siguroi 3 pikë skuadrës së Hallaçit.
Me këtë fitore, Kukësi ngjitet ne vendin e 9 me 19 pikë shumë pranë zonës së shpëtimit dhe Egnatia numëron 7 më shumë.
