Fati i Mateo Likës ende mister, polumbarët e Reneas futen sërish në Seman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2023, 11:01
Kanë rifilluar sërish kërkimet për gjetjen e automjetit tip “ Golf” që dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier.
Pas disa ditë kërkimesh , asnjë shenjë e automjetit nuk u gjet dhe fati i 26- vjeçarit Mateo Lika vijon të mbetet mister.
Ditën e sotme polumbarët e Reneas kanë filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.