Videolajm/ Qafë Thore-Theth ende i paaksesueshëm nga orteqet

Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore kanë bërë që aksi në Qafë Thore-Theth  të bllokohet.

Prej disa ditësh mjetet borëpastruese po punojnë aty për të mundësuar aksesimin e rrugës dhe shmangien e aksidenteve.

Aksi Bogë-Theth është i pastruar, kurse në segmentin Bogë-Qafë Thore është pastruar bora e orteqeve deri te tuneli 2. Edhe sot po punohet për pastrimin e borës së orteqeve te tuneli 3 për të hapur të gjithë aksin.