Shehu për Alibeajn: Rama shfrytëzon problemet që ai ka me shëndetin mendor, për ta përdorur si letër higjienike
Deputeti i PD, Tritan Shehu në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se ndaj opozitës ndërmerren veprime arbitrare.
Kjo sipas Shehut bëhet "Duke përdorur dhe disa që mund të jenë dhe brenda opozitës dhe që janë shërbëtorët e Ramës atje siç është Alibeaj".
Madje deputeti demokrat u shpreh se "Me deliret e veta Rama shfrytëzon problemet e mëdha që ka ai me shëndetin mendor për ta përdorur atë si letër higjienike".
Tritan Shehu: Në parlament opozitës i pritet fjala, opozita nuk lejohet të flasë. Ndaj opozitës ndërmerren vendime arbitrare. Duke përdorur dhe disa që mund të jenë dhe brenda opozitës dhe që janë shërbëtorët e Ramës atje siç është Alibeaj. Sot ishte si zëdhënes i Ramës si i dërguari i Ramës. Ai ishte sot vetëm një letër higjenike e Ramës dhe asgjë tjetër. Ai ishte i pari që kërkoi përjashtimin e deputetëve nga PD-ja. Me deliret e veta Rama shfrytëzon problemet e mëdha që ka ai me shëndetin mendor për ta përdorur atë si letër higjienike. Sot u vunë bashkë të gjithë instrumentat për të goditur parlamentarizmin, për të mos lejuar debatin që ne kërkuam, që kishim bërë kërkesën. Jemi në një moment tragjik për parlamentarizmin dhe demokracinë shqiptare po kërkohet të goditet parlamentarizmi, opozita në shumë drejtime. E vetmja rrugë është lëvizja.
A e keni popullin që të krijoni lëvizjen?
Tritan Shehu: Një nga detyrat e opozitës është të sensibilizojë popullin, të jetë aktiv në përballje me regjimin. Ne jemi duke e bërë këtë punë. Lufta parlamentare e tregon këtë gjë. Jemi në momentn e shpërthimeve të mëdha popullore në Shqipëri.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
