Kryetarja e Kuvendit dënon sulmin ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka reaguar e dënuar sulmin ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij.

“Sulmi ndaj gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila, dhe bashkëshortes së tij është një dhunë e dyfishtë: goditje ndaj lirisë së medias dhe njëkohësisht ndaj një gruaje.

Dhuna ndaj medias është dhunë ndaj të gjithëve. Media e lirë është një shtyllë e shoqërisë së lirë, një nxitëse e demokracisë, e konsolidimit dhe kontrollit të institucioneve, e edukimit të vlerave demokratike.

Inkurajoj agjensitë ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt, me përgjegjësi, profesionalizëm e transparencë këtë veprim të dënueshëm.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.