Sqarim mbi artikullin e publikuar në datën 30 dhjetor 2022

Në artikullin e publikuar në datën 30 dhjetor 2022, në lidhje me procedimin penal të prokurorisë ndaj shtetasit Olsi Jazexhiu, është përmendur në mënyrë të gabuar edhe emri i shtetasit Benet Nelku.

Redaksia sqaron se vendosja e emrit Benet Nelku në artikull është bërë në mënyrë të gabuar, pasi shtetasi Benet Nelku nuk ka asnjë lidhje me procedimin e prokurorisë dhe as me faktet që paraqet artikulli i publikuar.

Siç tregohet edhe në faqen përkatëse të dosjes së prokurorisë, personi që permendet aty është Benet Neliku, i cili është person tjetër që nuk ka asnjë lidhje me shtetasin Benet Nelku, një informacion ky i konfirmuar tashmë zyrtarisht edhe nga prokuroria.

Redaksia verifikoi rastin dhe ka kryer të gjitha korigjimet e nevojshme dhe i kërkon ndjesë z. Benet Nelku për përmendjen e padrejtë të emrit të tij në publikimin e datës 30 dhjetor 2022.

Më poshtë dokumenti i dosjes së prokurorisë në të cilën bëhet fjalë për Benet Neliku, dhe jo Benet Nelku

Sqarim mbi artikullin e publikuar në datën 30 dhjetor 2022Sqarim mbi artikullin e publikuar në datën 30 dhjetor 2022

Më poshtë linku i lajmit të datës 30 dhjetor 2022