Studentët: Universitetet, jo OJF! Mund të rritet disa herë tarifa e studimeve
Kthimi i Universiteteve shtetërore në institucione publike të pavarura mund të ndikojë në rritjen e tarifave të studentëve.
Përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin thonë se ky ndryshim pritet të vendosë përballë studentin me pedagogun.
"Tani që flasim 9 rroga të pedagogëve plotësohen nga buxheti i shtetit, kurse 3 rroga nga tarifat studentore. Kjo e vë pedagogun dhe studentin përballë njëri-tjetrit. I rritet rroga dikujt, do ti rritet tarifa dhe dikujt tjetër."
Kredia studentore do ti rëndojë të rinjtë ekonomikisht, duke i shtyrë të bëhen kredimarrës në një situatë të vështirë punësimi.
Megjithëse nuk janë përcaktuar ende kriteret për përfituesit, kjo nismë shihet me dyshim.
"Prindërit tanë janë tani në borxhe për të na arsimuar, është shumë e terpërt që edhe të rinjtë të futen në borxhe. Studenti shihet si mall. Nëse ti mundet të më japësh para duhet të vish në Universitet, nëse nuk ke para do rrish jashtë."
Studentët hedhin poshtë pretendimet e Ministres Kushi se ata kanë përfituar indirekt nga pakoja e madhe qeveritare.
"Nuk është ndihmë ti japësh një pensionisti 3 mijë lekë të reja".
Ligji i arsimit të lartë ende nuk është implementuar plotësisht dhe deri tani ankesat kryesore të studentëve janë ato ekonomike.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
