Audiopërgjimi për 21 janarin, Rumano: Ky rregjistrim përbën provë, mund të ndryshojë gjithçka

Gentian Rumano, avokat në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmra Pelushaj tha se audiopërgjimi i dërguar në prokurori nga gazetari Artan Hoxha është një burim i rëndësishëm.

Sipas tij "Ky është një rregjistrim i marrë nga bisedat në gjatë zhvillimit të protestës në momentin e protestës".

Gentian Rumano: Kjo çështje nuk është mbyllur asnjëherë. E rëndësishme është nëse do të cilëohet si provë ose jo. Duhet realizuar një verifikim gjithëpërfshirs. Është i rëndësishëm burimi i rregjistrimit. Nga ana e prokurorisë është i nevojshëm verifikimi i të gjitha rrethanave.  Ky është një rregjistrim i marrë nga bisedat në gjatë zhvillimit të protestës në momentin e protestës. Ky rregjistrim përbën provë.

Çfarë mund të shfaqë audiopërgjimi?

Gentian Rumano: Tegon nëse përkojnë të dhënat e rregjistrimit me të dhënat e prokurorisë. Kjo i duhet lënë hetimit. Varet se çfarë ka në përmbajtjen e tyre. Ky rregjistrim i ardhur si provë mund të ndryshojë gjithçka.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.