"Thahet" Lezha, Shkodra ende e përmbytur, 15 banesa të rrethuara nga uji

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08:00 të dateës 25.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.15 ka rritje me 5 cm me orën 08.00 të datës 24.01.2023 ( kuota max 7.50 m ).

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.55 m e pandryshuar  me orën 08:00 të datës 24.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinëe Shkodër është 1320 Ha.

Njesia Administrative Ana e Malit ka 1300 Ha tokë të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 75 cm. Ujësjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot.

Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i  kalueshmerisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore .

Grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Në territorin e Qarkut Lezhë nuk ka patur rreshje shiu, situata mund të themi se është normalizuar, me përjashtim të ish kënetës së Torovicës.

Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.

Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota - 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm ujë është tërhequr dhe nuk ka sipërfaqe të përmbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 50 ha.

Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 30 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.

Në total si qark kemi rreth 80 ha tokë bujqësore të përmbytur

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.