Pogradec/ Plagoset me thikë 15-vjeçari, sherri mes të rinjve dyshohet se ndodhi për një vajzë

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur në Pogradec pas sherrit që dyshohet se ka ndodhur për një vajzë.

Burimet e policisë thanë se rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar i ngjarjes është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë dhe është shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkaku i konfliktit midis të miturve ka qenë një vajzë.

Policia ka kryer kërkime për të gjetur thikën që është përdorur për të plagosur 15-vjeçarin, pasi autori e ka hedhur teksa është përpjekur që të largohej nga vendi i ngjarjes në momentin që ra në prangat e policisë.

Pogradec/ Plagoset me thikë 15-vjeçari, sherri mes të rinjve