Avokati Kumrija: Është rritur numri i punëkërkuesve në Britani, të emigrohet ligjërisht
Saimir Kumrija, avokat në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se Britania e Madhe brenda 2 maujve do të shqyojë dosjet për azil.
Sipas tij "Mbretëria e Bashkuar po kërkon shumë punëtor si të specializuar si, jo të specializuar, por duhet të kenë kriteret për të fituar kryesori është gjuha".
Saimir Kumrija: Brenda 2 muajve do të shqytohen dosjet për azil të të gjithë emigrantëve që kanë kërkuar azil në Britani të madhe. Shqiptarët kanë përfunduar një proces që nuk kanë vërtetuar faktet që të plotësojnë kërkesat për azil. Anglia ka rritur numrin e kuotave të punëtorëve. Emigrimi legal është i mundshëm por është procedurial dhe duhet ndjekur. Mbretëria e Bashkuar po kërkon shumë punëtor si të specializuar si, jo të specializuar, por duhet të kenë kriteret për të fituar kryesori është gjuha.
Avokat këshillon të gjithë që të emigrojnë legalisht pasi kjo është rruga e sigurtë.
Saimir Kumrija: Një emigrim ilegal me gomone do të vinte jetën në rrezik, por gjithashtu nuk ka mundësi për pajisje me letra. Kushdo që hyn ilegalisht vetëm nëse plotëson dhe fiton dosjen e azilit mund të rrijë atje. Kushdo që ka ardhur në Mbretërinë e Bashkuar prej vitesh nuk mund të braktisi dosjet. Duhet të ndjekin rrugën ligjore për nje emigrim pasi dhe pse mund të jetë më e gjatë është ajo që është e sigurtë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
