Studenti që lutej në kishë dhe macja që gjeti në rrugë, historitë e veçanta të Helena Halilajt

Helena Halilaj, pedagoge në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ndau histori nga jeta e saj që kanë të bëjnë me besnitnytë.

Njëra ishte ajo e një studenti të saj i cili kishte vajtur në kishë dhe ishte lutur që pedagogia të bëjë tezën të lehtë.

Helena Halilaj: Një student një ditë më tha isha mbrëmë te kisha që të bësh tezën e lehtë. I thash mirë po me librin u takove su takove.

Një histori ytjetër që ajo rrëfeu ishte ajo e një mikeje të saj e cila kishte gjetur një mace të cezë dhe e kishte marrë në shtëpi.

"Një ditë një shoqe gjeti një mace të zezë dhe e mori në shtëpi. Nga ajo ditë jeta e saj ishte e bardhë. Kur i humbi një ditë dolëm duke e kërkuar pasi mendonte se do të ndikonte në jetën e saj."

Përsa i përket besimit në horoskop ajo shprehet: Ndodh që për pjesën e shenjave të horoskopit ka disa tipare që po ti hulumtos brenda vetes diku mund ti gjesh. Unë shikoj e takoj luan të ngordhur siç takoj dhe peshq që mund të jenë më luan se luanët.