Shqipëria në pushtetin e motit të keq, shi dhe borë, rrezik përmbytjesh
Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë shira intensivë si edhe stuhi të forta ere duke rrezikuar në shumë zona të ultësirës perëndimore edhe përmbytje.
Ndërsa në zonat malore lindore do të ketë edhe reshje të dendura dëbore.
Sipas Meteoalb, parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë natës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e forte si ne tokë dhe në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme të cilat kanë përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin Europian do të sjellin në gadishullin Skandinav dhe në Lindje të kontinentit vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Qëndra e kontinentit do të jenë me vranësira të shumta dhe reshje shiu.
Po ashtu, edhe Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë me reshje, ku herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi në Ballkanin Veriperëndimore.
Ndërsa brigjet e Detit të Zi do të jenë më mot të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
